Nesh
Revista “Studime Juridike” është një nga kontributet shkencore më të rëndësishme të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Nga shtatori i vitit 2001, kur doli nga shtypi numri i saj i parë, ajo vijoi të botohej 2 herë në vit, duke sjellë prurjet më të mira të studimit dhe hulumtimit të pedagogëve të drejtësisë, bashkëpunëtorëve dhe studiuesve të rinj.
Ajo u bë një pasqyrë e rëndësishme e debatit shkencor juridik në vend, duke sjellë idetë më të reja të kohës për zhvillimin e shkencave të së drejtës dhe degëve të saj. Revista ka pasur një fokus të larmishëm për të tria fushat madhore, të drejtën Publike, Civile dhe Penale. Studime të thelluara që kanë sjellë njohuri të rëndësishme janë botuar nga studiues me përvojë dhe nga studiues të rinj.
BORDI HONORIFIK
BORDI EDITORIAL
THIRRJA
Revista “STUDIME JURIDIKE”, e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, hap
thirrjen për dërgimin e artikujve për numrin 2 të revistës për vitin 2025. Artikujt duhet
të dërgohen në adresën elektronike të revistës: revista.juridike@fdut.edu.al.
Afati i fundit për dërgimin e artikujve është 15.07.2025.
Revista “Studime Juridike” boton vetëm punime origjinale që pasqyrojnë zhvillimet më
të fundit doktrinale, kërkimore-shkencore të Fakultetit të Drejtësisë, në nënfushën e
shkencave juridike. Artikujt duhet të paraqiten në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.
Autorët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e materialeve që paraqesin. Autorët do të
nënshkruajnë një dokument ku do të vetëdeklarohen mbi origjinalitetin e artikullit.
Plagjiatura nuk lejohet.
- Artikujt duhet të dërgohen në adresën elektronike të revistës: revista.juridike@fdut.edu.al
- Afati i fundit për dërgimin është: 15-07-2025

